
Prej disa ditësh është përfolur për afrimin e sulmuesit nga Azerbajxhani, Rauf Alijev. Thuhet se marrëveshja është mbyllur dhe se pritet vetëm firma për të konkretizuar këtë marrveshje.
Pas shumës 70 mijë euro që do fitojë Elis Bakaj, lojtari më i paguar te verilindorët do të jetë sulmuesi azer. Ai do të përfitojë 9 mijë euro në muaj, shumë e frikshme kjo, por për presidentin Gjici nuk shihet si shpenzim, por si siguri për sulmin për sezonin e ri.
Në datën 28 gusht sulmuesi pritet të mbërrijë në Tiranë për tu takuar nga afër me drejtuesit e klubit për mbylljen e marrëveshjes.
Poll