
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes që “Zonja e Vjetër” do të luajë përballë Sassuolos.
Tekniku italian foli për avantazhin e mundshëm që Juventusi mund të ketë nga mospjesëmarrja në kompeticionet europiane.
“Nuk e di cili do të jetë avantazhi apo disavantazhi, varet nga këndvështrimi i juaj. Ne duhet të mendojme se vitin e ardhshëm, Juventusi do të duhet të luajë në Champions League. Do jetë një vlerë e shtuar për klubin. Do të duhet të punojmë shumë. Duhet të futemi me doemos në ‘TOP 4’, por nuk do të jetë e lehtë. Milani, Interi dhe Napoli janë mbi ne”, është shprehur Allegri.
Sfidën përballë ekipit të Nedim Bajramit, Juventusi do ta zhvillojë nesër. Në këtë transfertë të vështirë ‘bardhezinjtë’ udhëtojnë pa Pogban, De Scigilion dhe Alex Sandron. Mungesa të rëndësishme për teknikun italian.