
Partizani ia doli të fitonte 4-0 ndaj Skënderbeut, duke treguar karakter. Menjëherë pas takimit, ka folur mesfushori i të kuqve, Esat Mala. Ai tregon ndryshimet që ka pësuar ky Partizan, por jo vetëm. Diçka u tha edhe për derbin me Tiranën, që luhet pas pak ditësh.
''Jemi shumë të lumtur sepse I kemi lënë pas ato që kanë kaluar. Jemi shumë të kënaqur për rezultatet që kemi arritur. Jam shumë i lumtur për realizimet që dolën. Tirana është ndeshja e radhës, shpresojmë në gjërat e duhura edhe ndaj Tiranës.
Ritmi është faktori kryesor që ka ndryshuar. Fryma e grupit ka një ndryshim rrënjësor. Normalisht, kuptohet ajo që ka na ka dhënë besim.Ne jemi ata që jemi. Po bëjmë maksimumin. Penallti? Mendoj se kishte kontakt. Do e shikoj edhe një herë. Unë mendoj që ishte. Si e mora këshillën për golin, do e marr edhe për ndeshjen e ardhshsme.
Derbi dhe rezultati 5-0? Neve na kënaqin tre pikët, nuk është problem.Si të shkoj, le të shkoj. Më e mira e të mirës është tre pikëshi'' - tha Mala.