Atmosferë pozitive te Teuta, “viktima” e rradhës...Kukësi
Shkruar nga NEWSPORT
Teuta ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës në Kupën e Shqipërisë përballë Kukësit, pasnesër në orën 17:00 në Niko Dovana. Atmosfera në kampin durrsak është mjaft pozitive pas rezultateve pozitive në javët e fundit dhe “qershia mbi tortë”, suksesi ndaj Tiranës në Air Albania.
Nën drejtimin e trajnerit Martini, skuadra ka zhvilluar seancën e parë për ndeshjen me Kukësin. Fitorja është kusht për bregdetarët që shohin Kupën si objektiv real për të arritur në Europë. Në ndeshjet e fundit, Teuta është ekipi më në formë në Superiore dhe me Kukësin, do të synohet sërish një fitore, ashtu si pak javë më parë në kampionat.