Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

NBA/ Atlanta thyen kampionët e Cleveland

Shkruar nga NEWSPORT
NBA/ Atlanta thyen kampionët e Cleveland

Humbje e papritur e Cleveland Cavaliers në mbrëmjen e NBA përballë Atlanta Hawks me rezultatin 114-110 në “Quicken Loans Arena”. Një moment i mirë ky për skuadrën nga Georgia që pas suksesit ndaj Boston thyen edhe forcën e parë të Lindjes në një ndeshje shumë të luftuar. Hardaway Jr. firmosi 22 pikë, ndërsa për kampionët në fuqi nuk mjaftuan 27 pikët e LeBron James dhe 15 të tjera të Kevin Love. Një disfatë që nuk e ndryshon klasifikimin e Konferencës së Lindjes ku Cavs vazhdojnë të kryesojnë. Një tjetër natë magjike për Russell Westbrook që me 23 pikë, 6 asiste dhe 12 ribaunde që gjithsesi nuk e ndihmuan Oklahoman të kalonte Phoenix pasi u dorëzua në shifrat 99-120. Për skuadrën nga Arizona, Booker konfirmoi momentin magjik në këtë fund sezoni me 37pikë personale.

 

Sukses shumë të rëndësishëm arriti Toronto Raptors ndaj Miami Heat 96-94. Kanadezët të udhëhequr nga  DeRozan forcojnë pozitat në vendin e tretë të Lindjes ndërsa i japin një shuplakë të rëndë skuadrës nga Florida që largohet edhe më shumë nga zona play off sepse tashmë Miami është një ndeshje diferencë nga Indiana dhe Chicago Bulls. San Antonio Spurs nuk ndalet edhe kur në parket hedh linjat e dyta pasi suadra teksane u imponua 102-89 në derbin ndaj Dallasit duke u konfirmuar forca e dytë e Perëndimit gjithsesi larg kryesuesve të Golden State që tashmë e kanë fituar betejën për vendin e parë.

 

Ndërkohë, Denver nuk dorëzohet sepse fitorja 122-106 ndaj New Orleans e rikthen në betejën për vendin e tetë me një ndeshje më pak se Portland që mban vendin e tetë të perëndimit për momentin. Një natë për t’u harruar për Houston Rockets që nuk arriti t’i bënte ballë në shtëpi Detroit Pistons në një ndeshje që u mbyll 114-109 për skuadrën nga Michigani. Harden me 33 pikë dhuroi një tjetër paraqitje pozitive por të pamjaftueshme për “Raketat” që gjithsesi e kanë siguruar vendin e tretë në Perëndim. Në ndeshjet e tjera, Memphis i shkakton New York Knicks humbjen e 50 sezonale me rezultatin 101-88, ndërsa Utah thyen Minesotan 120-113./ Supersport

 

Tags:

BASKETBALL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga