Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Asnjë sekondë në derbi me Dinamon, zbulohet ARSYEJA pse Matondo s'mori minuta në miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
Asnjë sekondë në derbi me Dinamon, zbulohet ARSYEJA pse Matondo

Partizani luajti më 30 korrik një takim miqësor përballë Dinamos, që përfundoi me shifrat e barabarta 1-1. Çfarë ra në sy gjatë ndeshjes ishte mungesa e Massanga Matondos. Mesfushori 22-vjeçar nuk mori minuta as si titullar, as si zëvendësues.

Për këtë lindën dyshime në lidhje me situatën e tij. Newsport.al mëson se kongolezi nuk pati minuta për shkak të gjendjes shëndetësore. Matondo ishte sëmurë dhe vuante nga diarreja gjatë ditës së ndeshjes, për këtë u pa e arsyeshme lënja pushim e tij.

Afrimi i këtij fillim viti ka fituar vendin e titullarit, teksa dhe 2 ndeshjet në Europë i luajti të plota. Kujtojmë se Partizani zhgënjeu duke u eleminuar që në turin e parë të Conference League nga Saburtalo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga