
Vokli Laroshi s'është më portier i Partizanit. I talentuari elbasanas ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me të kuqtë duke i dhënë fund në këtë mënyrë aventurës së tij me kryeqytetasit. Qëndrimi i Alban Hoxhës dhe afrimi i Bekim Rexhepit nxorri jashtë loje 20-vjeçarin. Mësohet se dje ai ka kërkuar nga drejtuesit fundin e bashkëpunimit, gjë që është miratuar nga ata.
Në këtë mënyrë, prej sot "gardiani" shtatlartë del lojtar i lirë. Interesim për të kishte edhe nga Kukësi. Por, verilindorët u tërhoqën për shkak se Partizani e linte të lirë vetëm në formë huazimi. Tashmë pritet me interes të shihet se ku do të jetë e ardhmja e Laroshit, portierit që u afrua si talent tek të kuqtë, por pa mundur të aktivizohet në asnjë ndeshje si titulllar.