
Sot ka nisur sezoni edhe për Kategorinë e Parë, teksa janë luajtur gjashtë takimet e para. Asnjë ndeshje nuk ka përfunduar në barazim. Vlen të theksohen fitoret e Kamzës, Apolonisë dhe Besëlidhjes.
Kamza arriti të fitojë me rezultatin 1-0 kundër Shënkollit, me gol të shënuar nga Basriu. Ndërsa Besëlidhjës, ashtu si Kamzës, i ka mjaftuar vetëm një gol për të marrë tre pikët e para. Edhe Tërbuni është mjaftuar me një gol, ku Kiri ka arritur të shënojë me 11-metërsh.
Burreli arriti të triumfonte me rezultatin 2-0, duke marrë tri pikët e para për këtë sezon. Ndërkohë fitore kanë arritur të marrin edhe Apolonia, ku mundi Sopotin me rezultatin 2-1. Bylisi mundi Pogradecin me Mbellën dhe Hyshmerin.
Poll