Pas ndeshjes së djeshme mes ekipeve Vllaznia dhe Teuta, në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, 6 tifozë të cilët kanë thyer stolat e stadiumit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Konkretisht tifozët janë E. N., 23 vjeç; G. S., 21 vjeç; S. K., 20 vjeç; F. M., 20 vjeç; B. G., 21 vjeç; dhe L. L., 21 vjeç, dhe mbi ta rëndojnë veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, sipas njoftimit të bluve të shkodrës.
Të rinjtë dyshohet se kanë dëmtuar disa stola në tribunat E4 dhe E5 të stadiumit dhe më pas i kanë hedhur në fushën e lojës, autoritetet përkatëse vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë për gjashtë shtetas nga Durrësi.
Bëhet fjalë për shtetasit E. N., 23 vjeç; G. S., 21 vjeç; S. K., 20 vjeç; F. M., 20 vjeç; B. G., 21 vjeç; dhe L. L., 21 vjeç, të cilët dyshohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.
Ngjarja ka ndodhur më 12.04.2026, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes ekipeve Vllaznia dhe Teuta, e zhvilluar në stadiumin Loro Boriçi.
