Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Efektivët e policisë e arrestuan në fushë, ndërsa ende nuk ka arsye konkrete! Mbetet i SHTANGUR moderatori sportiv: Zidane i ra me kokë kundërshtarit në finale Botërori, kurse në Shqipëri…

Shkruar nga NEWSPORT
Efektivët e policisë e arrestuan në fushë, ndërsa ende
Bruno Telushi dhe goditja e Zidane ndaj Materazzit

Në ndeshjen Bylis B – Oriku, e fituar 2 nga ekipi vlonjat, ndodhi ngjarje e paprecedentë. Në minutat e fundit të pjesë së parë, pati përplasje mes lojtarëve të Orikut me tifozët kundërshtarë.

Qendërmbrojtësi Bruno Telushi përveçëse u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 43-të, u largua nga fusha prej uniformave blue. Mbetet enigmë arsyeja e “vërtetë” pse u arrestua Telushi.

Është e paprecedentë jo vetëm në futbollin shqiptar, por edhe më gjerë, që një lojtar të arrestohet në fushë. Moderatori i emisionit “Mega Sport” në A2CNN, Altin Sulçe ka mbetur i shtangur nga kjo ngjarje, ndërsa shprehet shkurtimisht:

“Ka ndodhur edhe në kampionat Botëror përplasje mes lojtarëve. Zidan i ka rënë me kokë kundërshtarit në finale, kurse në Shqipëri… Nuk di çfarë të them”.  

Poll

Lexo gjithashtu