
Kupa e Botës në Katar 2022 është shumë pranë starti. Një botëror ndryshe nga herët e tjera, pasi do të zhvillohet në sezonin e dimirit. Kjo ka bërë që dhe ngarkesa te lojtarët të jetë më e madhe sepse kampionatet e tyre sapo kishin nisur fazën e “nxehtë”.
Kombëtaret kanë përzgjedhur yjet e tyre në mbarë globin për të përfaqësuar kombin e tyre. Por kush është kombëtarja që vjen me më më shumë minuta në këmbët e saj?
Gjermania është ajo që vjen me lojtarët më të shtrydhur. Skuadra me 26 lojtarët e nën urdhërat e Hansi Flick, kryeson me 25,276 minuta të aktivizuar. Menjëherë pas saj vjen Anglia me 25,077 minuta në total, dhe më pas Franca 23,429 minuta.
Më poshtë lista vijon me Brazilin që ka 20,532 minuta, Spanja 20,432 minuta, Portugalia 18,554 minuta dhe Argjentina me 17,666 minuta.
Diferenca e çiftit finalist të 2014, Gjermani dhe Argjentinë është një total prej 7610 minutash për dy prej favoritëve për titull. Ky është botërori më i veçantë në histori.
RENDITJA:
1-Gjermania (25,276 minuta)
2-Anglia (25,077 minuta)
3-Franca (23,429 minuta)
4-Brazili (20,532 minuta)
5-Spanja (20,432 minuta)
6-Portugalia (18,554 minuta)
7-Argjentina (17,666 minuta)