Orges Shehi e mori Partizanin në vendin e dytë dhe aktualisht skuadra mban sërish të njëjtin pozicion. Llogaritë nuk kanë shkuar si ishin menduar, pasi trajneri durrsak ka fituar vetëm 1 ndeshje në kampionatin shqiptar, atë kundër Teutës. Dëmtimet e kanë penalizuar deri diku, por te Partizani mund të thuhet se mungesat nuk janë justifikim.
Kjo pasi Partizani mund të ketë 2 formacione, me lojtarë që shpesh janë përdorur titullarë. Askush nuk e ka këtë luks në futbollin shqiptar. Madje pasi mund të shihni 2 formacionet e nxjerra nga Newsport.al, mund të vëreni dhe se lojtarë Vila, Birçaj, Gjergji Kote dhe Janjeva nuk janë përdorur. Ndërkohë nuk është përfshirë as Bytyçi, mbrojtësi që mbylli sezonin pas dëmtimit me Egnatian në nëntor.
Formacioni i parë
Partizani(4-2-3-1): Qirko; Atanaskoski, Sembene, Sota, Hadroji; Mehmeti, Maguette; Skuka, Rrapaj, Cara; Bintsouka
Formacioni i dytë:
Partizani(4-4-2): Hoxha; Buxhelaj, Mikulic, Preka, Zekolli; Keko, Murataj, Ismaili, Taipi; Mensah, Mba
Te Partizani qartësisht janë kujdesur të krijojnë 2 formacione. Deri në maj, kur do jetë dhe pjesa më e rëndësishme për “final four”, Orges Shehi shpreson ta ketë të gjithë kontigjentin në dispozicion.