Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Askush nuk është si Spalletti”, Gianni De Biasi: Nëse dikush ka frikë të drejtojë Napolin, më mirë të ndërrojë punë

Shkruar nga NEWSPORT
“Askush nuk është si Spalletti”, Gianni De Biasi:

Gianni De Biasi ka folur për mediat italiane rreth çështjes së trajnerit të ri të Napolit. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, tani i Azerbajxhanit, u shpreh se askush nuk do të jetë i njëjtë me Spallettin dhe nëse dikush nga kolegët e tij do të kenë frikë të marrin përsipër këtë detyrë, më mirë të heqin dorë nga trajningu.

“Nuk ekziston një klon i Spaletit. Këtë duhet ta kuptojë klubi dhe do të jetë thelbësore që ta kuptojnë sidomos lojtarët. Askush nuk do të jetë identik me Luçianon dhe në dhomat e zhveshjeve, zgjedhjet e trajnerit të ri nuk duhet të krahasohen çdo herë me ata të paraardhësit të tij.

Nëse ndonjë koleg i imi ka frikë që të drejtojë Napolin, apo thjesht kërkon më shumë kohë përballë një oferte nga De Laurentis, është më mirë që të ndërrojë menjëherë zanat. Çfarë trysnie! Kjo është ëndrra e të gjithëve”, u shpreh De Biasi.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga