
Në çmimin e madh të Formula 1 në SHBA, në përfundim të garës në pod u duk se do ngjiteshin Hamilton, Vettel dhe Verstapen. Po për Verstapen erdhi një penalizim prej 5 sekondash ngaqë në duelin me Raikonen për vendin e tretë ai u gjykua nga komisarët e garës që preu shkurt kthesën. Dhe në këtë mënyrë në pod u ngjit Kimi Raikonen. Pikërisht për këtë episod ka reagur edhe piloti hollandez në llogarinë e tij në Twitter.
"Ndihem i vjedhur nga kjo garë. E meritoja totalisht vendin e tretë në këtë garë. Ndihem keq sepse ishte një garë e jashtëzakonshme për mua."
Ndërsa reagimi i babait të hollandezit, ish-pilotit, Jos Verstapen ka qenë edhe më i ashpër ku ai ka akuzuar FIA-n si asistente të Ferrarit në garat e F1, një gjë e tillë është quajtur çmenduri nga babai i talentit të F1.