
Partizani fitoi dje me rezultatin minimal 0-1 në transfertë përballë Saburtalos, sfidë e vlefshme për turin e parë të Conference League. Asisti perfekt i Skukës në minutën e 47’ i dha mundësinë Tedi Carës të shënonte golin e vetëm të takimit.
Kjo nuk është hera e parë që Cara shënon për Partizanin në Europë. Verën e kaluar sulmuesi 22- vjeçar shënoi 2 gola, respektivisht nga 1 për ndeshje në turin e parë të Conference League kundër Sfintul Gheorghe.
Partizani siguroi kualifikimin sezonin e kaluar, teksa do e tentojë sërish me Carën që i ka dhënë një dorë. Fitorja e djeshme ishte e para për Dritan Mehmetin si trajner në Europë dhe ky debutim është shtysë për gjëra të mëdha në vazhdim.
Poll