Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

AS publikon formacionet, Kosova surprizon me portierin

Shkruar nga NEWSPORT
AS publikon formacionet, Kosova surprizon me portierin

Kosova do luajë sot në transfertë me Spanjën. Sfida do marrë jetë në 20:45 dhe do zhvillohet në stadiumin Olimpik të Sevillas. Në lidhje me këtë duel, AS ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave. Te Dardanët në stol pritet të jetë Samir Ujkani, që pësoi tre gola në ndeshjen e fundit me Suedinë.

Nga minuta e parë pritet të debutojë portieri 25 vjeçar, Betim Halimi. I gjatë 2.04 metra, Halimi prej 2019 është pjesë e Olimpik Donetsk në Ukrainë. Edhe gardiani i Tiranës, Visar Bekaj është një opsion. Me skemën 4-2-3-1, kosovarët pritet të përballojnë Demat e Spanjës.

Formacioni i mundshëm sipas AS:

Spanja: Unai, Alba, Inigo, Ramos, Llorente, Koke, Pedri, Rodri, Olmo, Gerard, Morata

Kosova: B. Halimi, Paqarada, Fazliji, Voca, Hadërgjonaj, Halimi, Kryeziu, Rashica, Celina, Zeneli, Muriqi

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga