
Tirana dhe Partizani do luajnë sot në orën 19:00 derbin e kryeqytetit. Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje jo të plotë, për shkak të dëmtimeve. Dhe pse Partizani ka 7 pikë më shumë se Tirana, bastet nuk shohin asnjë favorit për sot në “Air Albania”.
2.55 kuotohet fitorja, si për Tiranën dhe për Partizanin. Barazimi e ka koeficientin 3.2. Interesi është i lartë nga ana e të dyja tifozërive për këtë sfidë, që ka dhe vëmendjen e gjithë opinionit sportiv.
Pavarësisht se kush është favorit, derbi mbetet derbi dhe nuk ka shumë rëndësi pikët në renditje, dëmtimet apo faktorë të tjerë. Një përballje e tillë përfshin gjithmonë të tre rezultatet brenda.
Poll