
Arsenali po mendon për afrimin e radhës që mund të bëjë në merakton e verës. Denzel Dumfries do të largohet nga Interi në fund të sezonit dhe destinacioni i tij pritet të jetë Premier League. Janë pikërisht “Topçinjtë” skuadra që e kanë në listë holandezit për të përforcuar edhe repartin e mbrojtjes.
Sipas “ TalkSport” raportohet se Interi synon ta shesë lojtarin para 30 qeshorit dhe për këtë kërkon 40 milionë euro. Shifër kjo që nuk përbën problem për arkat e skuadrës angleze.
Megjithatë për të arritur te anësori holandez, Arsenal duhet ta mposht konkurrencën e Chelseat dhe Manchester United që gjithashtu janë të interesuar për shërbimet e Dumfries. 26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 26 ndeshje me Interin ku shënoi dy gola e asistoi në tre të tjerë.