
Granit Xhaka do të largohet nga “Emirates” në fund të sezonit. Mesfushori me origjinë shqiptare me shumë gjasa do të rikthehet në Bundesligë, aty ku Leverkusen ka interes për shërbimet e tij.
Sipas gazetarit Tony Juanmarti, Arsenali kërkon jo më pak se 10 milionë euro për shërbimet e fantazistit. Kjo shumë nuk është idealja për gjermanët, të cilët kërkojnë nga “Topçinjtë” që të ulin çmimin, pasi sipas tyre është paksa i lartë.
Kujtojmë se Xhaka luan për Arsenalin që nga viti 2016 dhe që nga ajo kohë ka qenë kapiten i skuadrës. Kapiteni i Zvicrës ka fituar dy FA Cup me Gunners.
Poll