
Pas pak do të nisë ndeshja mes Sporting Lisbona dhe Arsenal. Takimi është i vlefshëm për raundin e të 16-ave në Europa League. Arsenal është shumë e motivuar për këtë sfidë pasi po kalojnë një moment fantastik në Premier League ku renditen të parët. Skuadra e Artetës kërkon të bëjë edhe në aventurën e saj europiane pasi ky trofe mungon për topçinjtë megjithëse vitet e fundit i kanë shkuar pranë. Sporting nga ana tjetër nuk ka se çfarë të humbasë përballë kryesuesve të Premier League. Europa League është kompeticioni ku ata dëshirojnë të lënë gjurmët e tyre
Formacionet Zyrtare:
Sporting (3-4-3): Adan; St. Juste; Coates; Goncalo Inacio; Matheus Reis; Morita; Pedro Goncalves: Esgaio; Edwards; Trincao; Paulinho. Trajner: Ruben Amorim
Arsenal (3-4-1-2): Turner: White; Saliba; Kiwior; Nelson; Jorginho; Xhaka; Zinchenko; Saka; Martinelli; Vieira. Trajner: Mikel Arteta