Skuadra e Dritës do të kryejë një tjetër fazë të shkurtër përgatitore. Ekipi i Superligës së Kosovës që arriti sukses të madh me Sileksin duke fituar me rezultatin 2-0 në turin e dytë të Europa League, ka zgjedhur Durrësin për të qëndruar deri në datën 23 shtator.
Lajmi është bërë me dije në kanalin zyrtar të klubit të “Djemve të Detit” ku thuhej:
“FC Drita zhvendoset në Shqipëri. Klubi jonë sapo ka arritur në Durrës ku do të qëndrojë deri me 23 shtator. Ekipi është vendosur në Tropikal Resort për të vazhduar me karantimin dhe përgatitje për ndeshjen në kuadër të Europa League që do të zhvillohet të enjten me datë 24 shtator në Poloni”.