
Ferlan Mendy dhe Real Madrid duket se janë drejt rrugës së “divorcit”. Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, Mendyt i është thënë se ai nuk është më pjesë e planeve të Real Madridit.
Për këtë arsye shumë klube kanë shfaqur interes për mbrojtësin. Në garë për të siguruar shërbimet e tij gjatë merkatos së verës është futur klubi Newcastel United.
Pas arritjes së kualifikimit në Champions për sezonin e ardhshëm, Newcastel dëshiron të afrojë më shumë cilësi në skuadër. Mendy do të ishte një nënshkrim ideal për Newcastle. Dan Burn ka qenë i mrekullueshëm si mbrojtës i majtë por pjesmarrja në Europë do të bëntë mirë që në skuadër të kishte konkurencë.
Poll