Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Arrin 300 fitore në krye të Juventusit, Allegri: Asgjë nuk është e pamundur, ndaj Interit shkojmë si kryesues

Shkruar nga NEWSPORT
Arrin 300 fitore në krye të Juventusit, Allegri: Asgjë nuk
Missimiliano Allegri dhe Juventusi këtë sezon po bëjnë paraqitje mjaft pozitive në kampionat. “Zonja e Vjetër” aktualisht udhëheq me 1 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë. Mbrëmjen e djeshme, bardhezinjtë fituan ndaj Lecces me shifrat 3-0 dhe tashmë janë lider të Serie A. Por jo vetëm kaq, kjo fitore ishte e rëndësishme dhe e veçantë edhe për Allegrin, i cili arriti 300 fitore në krye të skuadrës. Pas këtij triumfi, timonieri i “Zonjës së Vjetër” theksoi se asgjë nuk është e pamundur. Ndër të tjera nënvizoi se ndaj Interit, sfidë që do të luhet më 4 shkurt, shpreson që të shkojnë si kryeues në “San Siro”. "Asgjë nuk është e pamundur. Nëse ke këtë mentalitet, atëherë mund të arrish edhe objektiva përtej mundësive. Çdo ambicie është e vlefshme. Ndaj Leçes pati një moment ku e ulëm përqëndrimin dhe rrezikuam, por djemtë u treguan të zotë për t’u rikthyer në ndeshje dhe më pas për ta mbyllur me sukses atë. Jemi stërvitur për të fituar sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, po rritemi fizikisht. E them shpesh se në futboll nuk ka asgjë të pamundur, ne do të bëjmë maksimumin, pastaj nëse të tjerët renditen para nesh do t’i urojmë. Për ne është shumë e rëndësishme që në ndeshjen ndaj Interit në San Siro të shkojmë si kryesues. Mbi të gjitha tani kemi distancë edhe me vendin e pestë. Jam shumë i lumtur për këtë arritje, i falenderoj të gjithë lojtarët që kam pasur në dispozicion nga fillimi deri në këtë moment. Ndjehem me fat sepse kam pasur në dispozicion lojtarë të jashtëzakonshëm”, ka përfunduar trajneri i Juves.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga