
Alban Hoxha u përfol se do të largohej nga Partizani. Klubi I kuq ka reaguar pas kësaj situate, duke gjetur gjuhën e përbashkët me portierin 32 vjeçar.
Nga ajo që raporton Procesi Sportiv, presidenti Gaz Demi dhe gardiani Hoxha kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit për të paktën edhe 1 vit tjetër. Kontrata e portierit skadon në fund të këtij muaji, ndërsa duket se lojtari do të rinovojë me të kuqtë.
Për kapitenin e Demave pati zëra për një kalim te rivalët e Tiranës apo te Kukësi, ndërsa duket se përvoja e tij 7 vjeçare me të kuqtë dhe cilësitë e padiskutueshme kanë bindur drejtuesit e kuq që të rinovojnë kontratën. Pritet që vetë klubi I Partizanit të zyrtarizojë marrëveshjen e re, që e mban lidhur portierin edhe për 1 vit me kampionët aktualë të vendit.