
Mungon zyrtarizimi, por Ramadan Ndreu do të jetë trajneri i
ri i Kastriotit.
Tekniku 51 vjeçar ka arritur akordin me klubin krutan për ta drejtuar në
Kategorinë e Parë, me synimin rikthimin në Superiore.
Kjo nuk është hera e parë që Ndreu merr pankinën e Kastriotit. Ai e ka drejtuar
më parë Kastriotin si në Kategorinë e Parë ashtu edhe në Superiore, duke bërë
një punë të kënaqshme.
Në këtë post, Ndreu zëvendëson të larguarin, Bledar Devolli, i cili pavarësisht
grintës dhe dëshirës për të siguruar qëndrimin në elitë nuk mundi, duke u
larguar "faqebardhë" nga Kruja.
Poll