
Te Interi nuk mendojnë vetmë për derbin kundër Milanit.
Zikaltërit po lëvizin shumë gjatë kësaj periudhe të sezonit dhe pas negociatave
të ngrira me Mauro Icardin, duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët me një
tjetër futbollist të organikës së tyre.
Bëhet fjalë për Andrea Ranocchia, që mund të shpërblehet me një rinovim
kontrata edhe për një tjetër vit. Kontrata aktuale e Ranocchia skadon këtë verë.
31-vjeçari ka bërë 193 paraqitje për Nerazzurrët që nga ardhja e tij nga Genoa
në vitin 2011.
Poll