
Policia e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti është kërcënuar me thikë nga trajneri i njohur në Kosovë, Afrim Toverlani (Ka drejtuar skuadra si Ferizaj dhe Feronikeli).
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit kur ka bërë kërcënimin ndaj Ahmetit.
Pas kësaj Toverlani është arrestuar menjëherë nga forcat policore të Prishtinës, të cilat i kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës (thikë).
"Graçanicë, 25.10.2021-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.