Chelsea do të nisë zyrtarisht Premier League në orën 18:30 me përballjen ndaj Everton. Ekipi londinez ndez motorët për luftën e titullit kampion. Tekniku Thomas Tuchel ka shpalluar listën që do të startojë këtë përballje, ku bie në sy dhe grumbullimi i të preferuarit të tij Armando Broja. Pavarësisht se jo titullar, mundësia për t’u aktivizuar gjatë lojës qëndron.
Everton me në krye legjendën e Chelsea Frank Lampard do të kërkojë që të dalë me një rezultat pozitiv ndaj ish ekipit të tij. Sezonin e shkuar të dy ekipet arritën të zhvillonin sfida tepër rivalizuese, ku në dy takime Chelsea arriti të marrë një fitore minimale 1-0 në shtëpi gjatë fazës së dytë. Në fazën e parë Everton ia doli të merrte nje pikë duke barazuar 1-1.
Formacionet zyrtare:

