Mbrëmjen e sotme duke nisur që nga ora 21:00 në Pragë do të luhet finalja e Conference League mes Fiorentinës dhe Ëest Ham. Kjo sfidë do të vendosë edhe fituesin e këtij kompeticioni.
Për të ndjekur nga afër këtë finale në Pragë kanë udhëtuar Armand Duka dhe Agim Ademi. Të dy presidentët e FSHF-së dhe FFK-së janë të futarit specila të Aleksandër Ceferin.
“Të gjithë sytë e tifozëve të futbollit janë të fiksuar në finalen e Conference League, Fiorentina-West Ham, që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Eden Arena” në Pragë. Një arenë kjo e përsosur për një spektakël futbolli.
Bashkë me mikun tim Armand Duka, që për herë të dytë radhazi u zgjodh anëtar i KE të UEFA-së, tashmë ndodhemi në kryeqytetin e Republikës Çeke, me ftesë të presidentit të UEFA-së, Aleksandër Çeferin, për t’i përjetuar emocionet e kësaj finaleje”, shkruhet në postimin e presidentit të FFK-së.