Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Skela e “Arlis” që zuri poshtë babë e bijë, 39-vjeçarja është gruaja e Bledi Shkëmbit

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e djeshme në Tiranë, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve u plagosën dy qytetarë, babë e bijë të cilët po kalonin në trotuar kur një skelë ra nga pallati dhe i zuri poshtë. Hysen Lavdari dhe Imelda Shkëmbi, 70 dhe 39 vjeç vijojnë të jenë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Imelda Shkëmbi mësohet të jetë bashkëshortja e ish-futbollistit të njohur, Bledi Shkëmbi, tani trajner i Kombëtares U19. Top Channel ka kontaktuar me ish-lojtarin e Skënderbeut dhe raporton se po përgatitet një dosje për të denoncuar rastin në fjalë nga pala e lënduar.

[caption id="attachment_778976" align="alignnone" width="495"]Bledi Shkembi dhe gruaja e tij, Imelda Bledi Shkembi dhe gruaja e tij, Imelda Shkembi[/caption]

Objekti 14 kate mbi tokë dhe 3 nën tokë që po ndërtohet në kryqëzimin e Selitës, është në pronësi të kompanisë “Arlis Ndërtim”. Ekipet e Policisë së Tiranës dhe ato të urgjencës mjekësore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pasi u kanë dhënë ndihmën e parë dy personave të plagosur, kanë vendosur shiritët e verdhë të “vendngjarjes”.

“Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga