
Futbollisti shqiptar Arlind Ajeti sa vjen dhe po fiton më shumë vëmendje në Torino. Mbrojtësi i transferuar këtë verë nga Frozinone te "demat" ishte një transferim pa shumë bujë, por që po rezulton të jetë më i suksesshmi.
Pas çdo ndeshje miqësore, tranjeri Mihajloviç po bindet gjithnjë e më shumë për cilësitë e Ajetit, i cili po shkon drejt konsolidimit si titullar për sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë që të gjithë mediat merren me transferimin e bujshëm të Ljajiç apo Falque, Ajeti duke ulur kokën dhe punuar pa zhurmë po fiton shumë pikë. Ajeti spikati në EURO 2016 me kombëtaren shqiptare.
Poll