Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Argjentina “detyron” Di Marian të pensionohet, kampioni i botës cakton datën

Shkruar nga NEWSPORT
Argjentina “detyron” Di Marian të pensionohet, kampioni i

Angel Di Maria me shumë gjasa nuk do të mund të japë kontributin e tij te Argjentina për botërorin e ardhshëm që zhvillohet në vitin 2026. Kampionët e botës kanë nisur të bëjnë llogaritë pa shërbimet e tij për këtë botëror.

Diçka të tillë e ka zbuluar vetë sulmuesi argjentinas në një intervistë për “Todo Pasa”. Tashmë Copa Amerika 2024 do të jetë turneu i fundit ku 35-vjeçari do të jetë pjesmarrës me Argjentinën, i cili zhvillohet nga data 20 qershor deri më 14 korrik.

“Kupa e Amerikës do të jetë turneu im i fundit dhe në fund të kompeticionit do të them lamtumirë. Transferimi te Benfica më dha mundësinë të vazhdoj të luaj në një nivel të mirë për të qenë pjesë e kombëtares. Do të bëj gjithçka për të qenë në Kupën e Amerikës për të bërë paraqitjen time të fundit”.

Ish-lojtari i PSG-së ka veshur për herë të parë fanelën e “albiçelestëve” është në vitin 2008, kur sulmueis ishte vetëm 20-vjeç. Gjatë kësaj periudhe ka luajtur 134 ndeshje dhe është lojtari i 4-të me më shumë sfida me Argjentinën.  Di Maria mori pjesë në katër edicione të Kupës së Botës (2010, 2014, 2018 dhe 2022) dhe fitoi një Kupë Bote (në 2022) dhe një Kupë të Amerikës (në 2021).

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga