
E ardhmja e Stefano Piolit në stolin e Milan është në rrezik. Timonieri është shumë afer shkarkimit, pasi kuqezinjtë këtë sezon kanë mungesë stabiliteti dhe shumë oshilacione, duke bërë që të mos arritë të kenë vazhdimësi në rezultatet pozitive.
E kur për shkarkimin e tij po flitet gjatë, në skenë tashmë kanë nisur të qarkullojnë edhe kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar. Sipas “La Reppublica” bëhet me dije se i pari është Roberto de Zerbi i Brighton.
Emri i dytë është ai i Antonio Conte. Dy emra potencialë për të drejtuar kuqezinjtë në rast të largimit të Piolit. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.
Poll