
Në mediat sportive po flitet se Pero Pejiç do të jetë përforcimi i radhës për Kukësin, megjithëse presidenti Gjici i ka mohuar zërat. Sulmuesi kroat ka mbetur pa ekip dhe Shqipëria është një nga mundësitë më të mira për të, një kampionat të cilin e njeh mirë.
Mundësitë e Pejiç për t’u transferuar në Kukës janë të mëdha pasi Gjici nuk është i kënaqur nga forma që sulmuesit aktualë të ekipit kanë treguar, dhe një afrim i Pejiç do të rrezikonte seriozisht vendin e Eminit në skuadrën verilindore.
Por Pejiç mund të afrohet në Shqipëri edhe në ekipe të tjera, teksa Tirana mund të jetë një opsion sepse nuk ka ende një sulmues. Ndërsa Partizani apo Skënderbeu të cilët gjithashtu e kanë mundësinë financiare për të plotësuar kërkesat e Pejiç nuk kanë nevojë për sulmues pasi janë të plotësuar në atë repart.