Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Arbitri i penalltive”/ Olsid Ferataj ‘ogur i keq’ për Partizanit, Tirana shkëlqen nën gjykimin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
“Arbitri i penalltive”/ Olsid Ferataj ‘ogur i keq’

Olsid Ferataj do të jetë arbitri kryesor në derbin Partizani – Tirana. Superdueli më i zjarrtë i futbollit shqiptar luhet sonte në orën 19:00 në Air Albania dhe të gjithë numërojnë orët dhe minutat deri në nisje të saj.

Lexo edhe→ EKSKLUZIVE/ Surprizë nga FSHF, mësoni arbitrin e derbit Partizani – Tirana

Për Feratajn do të jetë testi më i vështirë në karrierën e tij teka gjykon për herë të parë një derbi, ndërsa më parë ka arbitruar 10 herë secilën skuadër në ndeshje të ndryshme.

Historia flet në favor të bardhebluve të cilët nën gjykimin e Feratajt kanë fituar plot 8 ndeshje duke humbur 1, ndërsa 1 tjetër ka dalë barazim. Për Partizanin është totalisht e kundërta, të kuqtë e kanë ogur të keq teksa kanë marrë 5 humbje, 3 barazime dhe vetëm 2 fitore.

37-vjeçari nga Patosi njihet si një nga arbitrat më të rreptë të futbollit shqiptar duke mos toleruar aspak. Në 83 ndeshje në karrierë, ai ka nxjerrë plot 323 herë kartonin e verdhë dhe 21 të kuq, ndërsa ka akorduar 21 penallti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga