Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Arbitrat shqiptarë rikthehen në skenën ndërkombëtare, do të gjykojnë ndeshjen e Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT

Arbitrat shqiptarë rikthehen të gjykojnë ndeshjet ndërkombëtare. Kësaj rradhe është dardani Genc Nuza ai që do të përfaqësojë Kosovën në këtë rol. Arbitri më i mirë i Kosovës do të jetë kryesori në sfidën Finlandë – San Marino që do të luhet të hënën në orën 18:00 në Helsinki.

Kjo do të jetë edhe hera e parë që Kosova do të përfaqësohet nga një skuadër arbitrash në arenën ndërkombëtare. Nuza ka ndarë lajmin me ndjekësit e tij në Facebook ku shprehet mjaft i lumtur për këtë arritje historike. Ndihmës të tij do të jenë Bujar Selimaj dhe Fatlum Berisha ndërsa i katërt është Visar Kastrati.

“Të nderuar miq, kam kënaqësin të ndaj me ju edhe një tjetër arritje si gjyqtar ndërkombëtar i futbollit. Krahas Kombëtarës së Kosovës në futboll për herë të parë në histori të futbollit tonë, Kosova do të përfaqësohet edhe me gjyqtar në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024.

Jam shumë i lumtur për një tjetër sukses dhe se ky emërim për ndeshjen,Finland-San Marino dëshmon edhe njëherë vlersimin e punës time profesionale nga ana UEFA-s. Krenar dhe i nderuar të jem gjithmonë gjyqtari i parë i Kosovës i cili bënë debutime në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare ndër vite.

Paraqitjet në stadiume siç është "Helsinki Olypmic Stadium"me shumë histori,dikur ishin ëndërr tani janë realitet dhe se me punë do të synoj suksese edhe më të mëdha në të ardhmën.Së bashku me ekipin tim dhe kolegët nga Kroacia të cilët do të asistojnë nga sistemi VAR, uroj të kemi fat e sukses.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga