Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Arbitrat janë gati", Sokol Jareci: Mungesa e tifozëve nuk i ndihmon gjyqtarët (Protokolli i sigurisë)

Shkruar nga NEWSPORT
"Arbitrat janë gati", Sokol Jareci: Mungesa e tifozëve nuk i

Sokol Jareci, ish-arbitri i Superligës që sot mban postin e dizenjatorit të arbitrave pranë FSHF-së, ka folur lidhur me gjenjen fizike të "xhaketave të zeza" dhe formën e tyre fizike, teksa data 3 është paraparë si rinisja e sezonit të ndërprerë më 12 maj.

Jareci thekson për Fan Zone se mungesa e tifozëve në stadium nuk sjell inpenjimin e duhur, duke mos marrë edhe vendime të sakta. Sokol Jareci ndalet edhe te shpjegimi i protokollit të sigurisë, ndërsa thotë se vetëm arbitri i katërt do të mbajë maskë gjatë ndeshjes.

"U bë kohë që arbitrat po stërviten në kushte të ndryshme. Fillimisht në kushtet e shtëpisë, pastaj duke u liruar zonat e gjelbra bënë stërvitje në natyrë. Përveç Tiranës, sepse ka specifike të veçantë. Përgatitësi i arbitrave u dha një program të veçantë për kushtet e shtëpisë. Arbitrat ndoshta nuk janë në formën fizike optimale, por të paktën janë në 80-85%.

Mungon ai presioni i tifozëve, por, shpeshherë, kur shkallët janë bosh nuk ke impenjimet e duhura për të marrë vendimet e sakta. Presioni të bën të marrësh vendime të drejta, por ky nuk është justifikim. Ndoshta në javët e para do të ketë pak vështirësi, por më pas besoj se vendimmarrjet do të jenë më të sakta.

Protokolli për arbitrat është më i thjeshtë. Vetëm në momentin e mbërritjes në stadium të gjashtë zyrtarit do të jenë me maska. Nxemja do të jetë pa maska. Ritet do të ndryshojnë, sepse nuk do të ketë dhënie dore etj. Do të hidhet shorti dhe aty do të respektohet protokolli. Maskën do ta ketë gjatë lojës vetëm arbitri i katërt, sepse është shumë i vështirë komunikimi", përfundoi Jareci.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga