
Partizani do të luajë ditën e sotme derbin përballë Dinamos. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave” duke nisur nga ora 17:00.
Trajneri, Arbër Abilaliaj është në hall para kësaj sfide. Një nga pikat e dobëta që “Demat” do të ketë në këtë sfidë është mbrojtja. Dëmtimet e shumta e kanë ‘arnuar’ këtë repart dhe Abilialiajt i duhet të improvizojë për të rreshtuar katërshen e mbrojtjes. Me shumë mundësi në krahun e djathtë do të kthehet Andi Hadroj, ndërsa Murataj do të spostohet në qendër. Sembene dhe Buxhelaj pritet të jenë dy mbrojtësit e tjerë.
Në krahun tjetër, Dinamo me më pak probleme, duket se 11-shen titullare e më në formë. Dritan Mehmeti nuk i ‘qan’ shumë mungesat teksa ka gati planin “Anti-Dema”. Tekniku i dinamovitëve ka vetëm një mungesë në ekip, atë të Ilir Allmuçës. Ky i fundit ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë. Ndërsa në dyshim është sulmuesi Patrik Bardhi i cili ka shfaqur probleme fizike.
Më poshtë do të njiheni me formacionet e mundshme të ndeshjes Partizani – Dinamo.
PARTIZANI: Qirko, Hadroj, Murataj, Sembene, Buxhelaj, Rrapaj, Mehmeti, Maguette, Taipi, Bintsouka, Cara. Trajner: Arbër Abilaliaj.
DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratche, Lorran, Vila, Andoni, Goudiaby, Zabërgja, Denisson, Kaçorri. Trajner: Dritan Mehmeti