Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

SPEKTAKOLARE/ Mbrojtësi Arben Nikprelaj shpëton jetën e turistit, pa skenën e aksidentit dhe u turr për ta ndihmuar

Shkruar nga NEWSPORT
SPEKTAKOLARE/ Mbrojtësi Arben Nikprelaj shpëton jetën e turistit,
Arben Nikprelaj

Mbrojtësi i skuadrës Balkan Eagles, nga Tuzi i Malësisë, Arben Nikprelaj është bërë protagonist jashtë fushe. Teksa po udhëtonte drejt Kosovës, në Rrugën e Kombit, Nikprelaj ka “hasur” në një makinë të aksidentuar.

Menjëherë, futbollisti malsor është ndalur dhe ka ndihmuar të aksidentuarit. Arben Nikprelaj nxorri nga makina një të ri pa ndjenja, i cili ishte bllokuar brenda veturës së aksidentuar, duke i shpëtuar jetën.

Vetëm pak minuta më pas, makina ku gjendej i riu mori flakë. Një akt mjaft i bukur dhe spektakolar nga futbollisti, i cili me guximin dhe trimërinë që tregoi, shpëtoi një jetë, duke rrezikuar veten pa u menduar dy herë.

Vlen të përmendet, që Arbeni është një djalosh, i cili vjen nga familja fisnike e artistit të mirënjohur të këngës malësore, Nikoll Nikprelaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga