
Ditën e djeshme u përfol se mbrojtësi i Partizanit Renato Arapi ndodhej në Turqi për të kryer tratativat e një transferimi të mundshëm te skuadra turke e Boluspor.
Diçka të tillë vetë mbrojtësi e ka konfirmuar për "Panorama Sport" duke thënë se do të merrte një vendim shumë shpejt për këtë çështje.
Sipas asaj që bën të ditur "Sport Ekspres", Arapi e ka marrë vendimin dje në orët e vona të mbrëmjes, duke refuzuar një transferim në Turqi. Edhe pse aty kishte gati një kontratë shumë të majme prej rreth 230 mijë eurosh në sezon, mbrojtësi duket se nuk ka preferar kategorinë e dytë turke, ndaj ka vendosur të rikthehet në Shqipëri te Partizani. Gjithashtu mësohet se presidenti Demi do ta lejonte Arapin të shkonte në Turqi përkundrejt asnjë dëmshpërblimi financiar për Partizanin.