Karim Benzema është larguar nga Arabia Saudite pa njoftuar. Ish-sulmuesi i Real Madrid nuk u trajnua me skuadrën gjatë javës dhe më pas nuk u grumbullua për ndeshjen e së shtunës që Al-Ittihad luajti me Al-Tai.
Kështu mediet lokale raportuan se Benzema është larguar pa arsye. Pas këtij injorimi nga ana francezit, nuk dihet as nëse do rikthehet. Ai po ashtu ka mbyllur dhe rrjetin social Instagram.
Kujtojmë se në 20 ndeshje të luajtura, Benzema gjeti rrugën e rrjetës 12 herë dhe asistoi 5 herë. Fillimisht dukej se eksperienca e tij po shkonte mirë, por së fundmi ngjarjet kanë marrë rrjedhë tjetër.
Poll