
Arabia Saudite çdo ditë e më shumë po merr lojtarë nga skuadrat europiane. Milionat e arabëve po tundojnë çdo futbollist, të cilët pa u menduar dy herë po zgjedhin t’i thonë “lamtumirë” kampionëve kryesorë në Europë.
I fundit pritet të jetë Alvaro Morata. Skuadra e At-Taëoon i ka ofruar sulmeusit spanjoll plot 50 milionë euro në sezon.
Një ofertë kjo që ka detyruar Alvaron të mendohet gjatë, pasi milionat kanë nisur ta tundojnë. 30-vjeçari këtë sezon arriti të shënonte 15 gola në 45 ndeshje me Atletico Madrid duke bërë një sezon të shkëlqyer. Mbetet të presim për të mësuar se çfarë vendimi do të marrë sulmuesi.
Poll