
Prishtina ishte një nga 3 skuadrat që nuk u licensuan për gara europiane nga ana e Federatës së Futbullit të Kosovës. Pas këtij refuzimi për borxhe të pashylera, bardheblutë vendosën të shylenin të gjitha detyrimet dhe të apelonin vendimin e FFK-së në, Komisioni e Shkallës së Dytë. Ditën e sotme atyre iu refuzua sërish ankesa duke mbetur kështu jashtë kompeticioneve europiane për sezonin 2023-2024.
Pas një vlerësimi të kujdesshë, Komisioni i Shkallës së Dytë e ka refuzuar ankesën e FC Prishtina, duke e vlerësuar atë si të pabazë.
Njoftimi zyrtar:
“Komisioni i Shkallës së Dytë i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhje, në të cilën e ka shqyrtuar ankesën e FC Prishtina, e parashtruar me datë 24 maj 2023, në lidhje me vendimin e Shkallës së Parë të Federatës së Futbollit të Kosovës rreth licencimit të klubeve për garat e UEFA-s për edicionin 2023/24.