Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Antonio Conte në pritje, Milani “lufton” me Napolin për trajnerin italian

Shkruar nga NEWSPORT
Antonio Conte në pritje, Milani “lufton” me Napolin për

Kanë kaluar më shumë se nëntë muaj që nga eksperienca e fundit e Antonio Contes në pankinë. Italiani ndërpreu kontratën me Tottenham për shkak të rezultateve jo të mira që po merrnin.

Por tashmë Conte është kthyer në një temë diskutimi në Itali. Ish-trajneri i Juventusit dhe Interit po e vlerëson seriozisht rikthimin në kampionatin italian, ku janë dy ekipe që po kërkojnë me ngulm ta kenë pjesë të tyren.

Milani dhe Napoli janë në “luftë” për Conten, me këtë të fundit që pëlqehet shumë nga drejtuesit e të dy ekipeve.

Tek Napoli është presidenti De Laurentiis që e preferon teknikun 54-vjeçar, ndërsa në krahun tjetër, Zlatan Ibrahimovic në rolin e konsulentit tek Milani po “shtyn” fort për të bindur drejtuesit kuqezi për të emëruar Conten në pankinë.

Pritet që në ditët e ardhshme të ketë zhvillime të reja, me trajnerin që rikthimin në Serie A e ka të sigurt, por i mbetet vetëm të zgjedhë ekipin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga