
Ekipi i Skënderbeut është duke zhvilluar stërvitjet e fundit përpara sfidës me Flamurtarin. Futbollistët janë grumbulluar në kompleksin "Tropikal" në Durrës, ku nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, po kryejnë përgatitjet e fundit anti-Flamurtar.
Në një prononcim për "Supersport", Ilir Daja ka folur për përgatitjet që po zhvillohen, duke zbuluar detajet e fundit për takimin e parë zyrtar për vitin 2017.
"Janë bërë dy ndeshje miqësore dhe kanë rezultuar pozitive, pasi kemi përfituar shumë. Kemi një ekip të kompletuar. Grupi është i plotë dhe kjo na lehtëson punën. Deri tani jam i kënaqur, të shpresojmë të kemi në dispozicion edhe një sulmues tjetër. Grupi i Skënderbeut ka një organikë të mirë. Xhejms do të jetë pjesë e Skënderbeut. Do shikojmë kontingjentin që kemi për të parë se kush do të transferohet. Tedesku është i mirë nëse do të ambientohet shpejt me grupin, do të ishte gjë e mirë. Duke nisur nga ndeshja e parë me Flamurtarin, do kuptojmë se çfarë na mungon.