Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

NBA/ New York largon Carmelo Anthony

Shkruar nga NEWSPORT
NBA/ New York largon Carmelo Anthony

Ndahen rrugët e New York Knicks dhe Carmelo Antony. Drejtuesi më i lartë i klubit nga “Molla e Madhe”, Phil Jackson i jep dorën astit të koshit amerikan pasi Neë York dështoi në misionin për të siguruar një biletë në zonën lay off. Në fakt, Jackson është nga ata njerëz që konferencat e shtypit nuk i kthen asnjëherë në rutinë dhe që në nisjen e fjalës së tij, i la gazetarët të shtangur.

“Duke marrë në konsideratë objektivat që kemi mendoj se Carmelo do të bënte mirë të vazhdonte rrugën diku tjetër dhe në këtë mënyrë mund të nxjerrë në pah talentin e tij dhe të luftojë për titullin”, theksoi Big Phil, i cili shigjetoi qartësisht ish qëndrën e Knicks. Më tej ai thekson se New York nuk arriti të fitonte me Anthony në skuadër dhe ky është një tregues se bashkëpunimi mes palëve nuk ka funksionuar.

Mesazhi është i qartë, Carmelo Anthony është në merkato dhe do të jetë shumë e vështirë që ka shikojmë edhe sezonin e ardhshëm në “Madison Square Garden”.  Phil Jackson shtoi gjithashtu se me shitjen e Anthony klubi do të kërkojë të afrojë një tjetër emër të madh për ta bashkuar me talentin Kristaps Porzingis. Në fund të konferencës, drejtuesi i lartë i Neë York mori përsipër gjithë përgjegësitë për sezonin e dështuar.

“Përgjegjësi kryesor për këtë situatë jam unë dhe tani mendoj se ka ardhur momenti që të ndryshoj shumë gjëra”, nënvizoi në fund legjenda Jackson i cili ka fituar gjithçka në karrierën e tij si trajner, por mesa duket, roli i drejtorit nuk po rezulton i suksesshëm për të./ Supersport/

Tags:

BASKETBALL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga