Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Anglia me tre ndryshime nga ndeshja me Italinë, “Tre Luanët” vetëm për fitore ndaj Ukrainës (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Anglia me tre ndryshime nga ndeshja me Italinë, “Tre

Anglia do të presë Ukrainën sot në orën 18:00 në Wembley Stadium për të zhvilluar ndeshjen e dytë të kualifikuesve për Euro 2024. Tre Luanët, pas fitores me rivalin direkt Italia do të kërkojnë një tjetër trepikësh për të konsoliduar menjëherë vendin e parë në grup.

Ukrainasit nga ana tjetër zhvillojnë ndeshjen e tyre të parë dhe mund të kënaqen edhe me një barazim përballë një pretendenti kryesor si Anglia.

Dy ekipet kanë publikuar formacionet titullare dhe Southgate vjen me tre ndryshime nga ndeshja e fundit. Ben Chilwell, Jordan Henderson dhe James Maddison zënë vendet e Shaw, Philipps dhe Grealish.

Do të ketë pak Premier League edhe te Ukrainë teksa i gjithë krahu u majtë përbehet nga lojtarë që luajnë në Angli, Mykolenko i Everton, Zinchenko i Arsenal dhe Mudryk i Chelsea.

Formacionet Zyrtare:

Anglia (4-3-3): Pickford; Walker, Maguire, Stones, Chilwel; Rice, Henderson, Bellingham; Maddison, Saka, Kane

Ukraina (4-3-3): Trubin; Karavaev, Matviyenko, Svatok, Mykolenko; Malinovskyi, Stepanenko, Zinchenko; Sudakov, Yaremchuk, Mudryk

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga