
Andrea Pirlo ka folur për prestigjozen franceze "L'Equipe". Mesfushoi italian ka rrëfyer edhe njëherë momentet e tij më të bukura në fushën e blertë, duke nisur nga ndeshjet me kombëtaren deri në takimet e tjera të Seria A. "Regjisori" i mesfushës italiane u shpreh:
“Për mua çastet më të bukura në futboll kanë qenë ato mes golit të Fabio Grosos dhe atij të Alesandro Del Pieros në gjysmëfinalen ndaj Gjermanisë në Botërorin e vitit 2006. Besoja se mes atyre dy golave kishte kaluar një shekull, por në të vërtetë kishin kaluar vetëm pak minuta. Ishte diçka e papërshkrueshme që do ta kujtoj përjetë”, tha Andrea Pirlo.
Poll