Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Andrea Pirlo: Maldini më kërkoi të jem trajner i Milanit

Shkruar nga NEWSPORT
Andrea Pirlo: Maldini më kërkoi të jem trajner i Milanit

Andrea Pirlo, ish-trajneri i Juventusit ka folur për mediat italiane për eksperiencën e tij si trajner në Serie A, në kohën kur drejtonte ekipin e Juventusit.

"Më duhet vetëm t'i falënderoj ata që më dhanë atë shans. Mendoj se mund të kishim bërë më mirë në vitet në vijim, por nuk u zhgënjeva. Vazhdova të bëja punën time, ndoshta ajo përvojë si trajner i Juventusit më dha një emërtim tjetër”, tha Pirlo.

Gjithashtu ai përmendi dhe diçka që nuk ishte përfolur më parë. Ai tregon që është e vërtetë që Maldini e donte atë në rolin e trajnerit të Milanit.

"Ne folëm për këtë, por ishte thjesht një bisedë midis miqve. Megjithatë, disa njerëz i shqetësoi që unë e fillova karrierën time si trajner i Juventusit. Preferoj të lë fushën të flasë. Të jem i qartë pranoj të gjitha kritikat por jo sulmet personale.Ne fillim nuk mendoja se doja të isha trajner, por më pas ndryshova mendje dhe vendosa të ndërmarr këtë karrierë”, u shpreh ish-lojtari i Milanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga