Andi Lila ka zhvilluar një vizitë në klubin e Luginës, në Preshevë. Shqiptarët e Luginës I kanë bërë jehonë vizitës së ish-lojtarit kuqezi në klubin e shqiptarëve në Serbi. Qëllimi i vizitës ka qenë njohja me ecurinë dhe zgjidhja e problematikave që klubi shqiptar i futbollit has në garë. Lila ka veshur sërish fanellën e sportit, këtë herë me blunë e Luginës.
Njoftimi:
Andi Lila ish futbollist i Kombtares Kuq e Zi dhe shum skuadrave Europiane vizitoi klubin Lugina dhe Qytetin e Presheves , po shohim si një dritë në fund të tunelit për mbar futbollit Luginas, duke ditur problematikat të vazhdushme që janë prezent në sportin e Preshevës gjegjësisht në futboll.Qellimi i vizites ishte njohës me klubin Lugina, me ecurinë dhe vazhdimsin e shkollës futbollit, me problematikat që i kemi prezent me dekada.K.F.LUGINA KRENARIA E LUGINES PRESHEVËS
